Euro 2020

Kombëtarja e Spanjës do të vaksinohet këtë të premte


Të gjithë futbollistët dhe stafi i ekipit kombëtar të Spanjës do të vaksinohet, pas rasteve të fundit me që rezultuan me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka miratuar kërkesën për të vaksinuar ekipin kombëtar të futbollit kundër Covid-19, përpara ndeshjes së parë në Kampionatin Evropian që Spanja do ta zhvillojë më 14 qershor kundër Kroacisë.

Vaksinimi do të kryhet këtë të premte nga ora 10:00, me procesin të cilin pritet ta bëjnë ushtria e spanjolle.

Ministrja e shëndetësisë, Carolina Darias, tha në një konferencë për media, se vaksina që do të administrohet do të jetë Pfizer, për të cilën janë planifikuar dy doza, njëra që do të kryhet këtë të premte, kurse doza tjetër do të ipet më 31 qershor, që do të thotë se pasi të kryhen çerekfinalet.

Mirëpo, frika është te efikasiteti i vaksinës, si dhe a do të ndikojë ajo në performancën e lojtarëve.

Kujtojmë, që në javën e fundit, te kombëtarja “La Roja” kanë rezultuar pozitiv Diego Llorente dhe Sergio Busquets.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore