Sport

Klubet angleze futen në garë për transferimin e Dumfries


Denzel Dumfries zhvilloi një sezon shumë pozitiv me skuadrën e Inter-it, çka bëri që shumë klube të interesohen për të.

Së fundmi, klubet angleze, Chelsea dhe Manchester United janë duke luftuar për ta transferuar futbollistin holandez.

Skuadra e Inter-it duhet të shes ndonjë lojtar në këtë verën ë mënyrë që të balancojnë financat.

Mbrojtësi i tyre, Milan Skriniar, ishte projektuar që të shitej, por skuadra e Parisit u tërhoq në fund, pasi nuk ishte gati të paguante 80 milionë euro.

Në vend të kësaj, Dumfries është kandidati kryesor për t’u shitur, pasi ai u ble vetëm një vit më parë nga PSV Eindhoven për 13.7 milion € dhe ai mund të shitet për një shumë prej rreth 40 milionë euro.

Manchester United kishte shfaqur tashmë interes për mbrojtësin e djathtë gjatë ditëve të fundit dhe tani “La Gazzetta dello Sport” shkruan që edhe Chelsea është gjithashtu në garë për transferimin e Dunfires.

Se holandezi mund të shitet, tregon edhe fakti që Interi bleu një futbollist për ata pozicion gjatë kësaj vere, të cilët transferuan Raoul Bellanova nga Cagliari .

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore