Lajme

Kërkohet dialog shoqëror për të shënjuar identitetin e Vojvodinës


Qyteti i Suboticëls në krahinën e Vojvodinës

Organizata joqeveritare “Vojvodina Club” ka dërguar kërkesë për mbajtjen e një  dialogu shoqëror mbi çështjen e identitetit të Vojvodinës në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social në Serbi.

“Në prag të regjistrimit të ardhshëm, identiteti i Vojvodinës sot përfaqëson një largim nga politika katastrofike nacionaliste. Ai përfaqëson një pozicion politik dhe të drejtën e lirisë së zgjedhjes, në Vojvodinën multikulturore. Ne besojmë se kjo temë meriton të jetë temë sociale dhe duhet dialoguar”, thuhet nga Klubi i Vojvodinës në kërkesën dërguar Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social në Serbi

“Identiteti i Vojvodinës është plural dhe kombëtar në aspektin historik, demografik dhe politik,” tha klubi i Vojvodinës në një kërkesë të nënshkruar nga presidenti i organizatës, Lazar Lazic.

“Kjo është një çështje që nuk mund dhe nuk guxon të jetë objekt i përleshjeve ditore politike, sepse cenon të drejtat themelore të njeriut të qytetarëve të Vojvodinës”, thonë nga Klubi Vojvodina, të cilët në një deklaratë/kërkesë shtojnë se besojnë se në në këtë mënyrë, përmes bisedave dhe argumenteve të ballafaqimit, ndriçohet kjo temë nga disa aspekte.

Ata deklaruan se qytetarët e Vojvodinës kishin shprehur më parë përkatësinë e tyre mbikombëtare dhe në RSFJ shumica e jugosllavëve ishin në Vojvodinë, raporton e përditshmja serbe “Danas”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore