Shqipëria

Karavastaja do të ketë parkun më të madh të prodhimit të energjisë diellore në rajon


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,  dhe zëvendëskryeministri, Erion Brace, vizituan fillimin e përgatitjes së punimeve në parkun fotovoltaik të Karavastasë. Parku Fotovoltaik i Karavastasë  do të jetë parku më i madh i prodhimit të energjisë diellore në rajonin tonë.

Kompania franceze Voltalia po punon për grumbullimin e të gjitha të dhënave të domosdoshme të fazës përgatitore të kantierit të Parkut Fotovoltaik të Karavastasë.

Zona e Karavastasë është cilësuar si zona më e lartë e rrezatimit diellor me njw prodhim nga 3.2 deri në 4.8  kilovat-orë për metër katrorë. Pasi janë mbyllur të gjitha proceset është nënshkruar marrëveshja me kompaninë franceze Voltaia.  Kompania Voltaia ka ofertuar  një çmim rekord prej 24,59 euro për megavat.

Balluku konfirmoi se më 31 dhjetor 2020 është përmbyllur marrëveshja përfundimtare me kompaninë franceze. BERZH është një nga partnerët kryesorë të këtij projekti.

Janë marrë masat e duhura dhe do të ndërtohet jashtë zonës së mbrojtur. Nga dita e sotme, më 19 shkurt, fillon zbatimi i kontratës. Afati i punimeve është 30 muaj. Do të ndërtohet një central prej 140 megavat. Ai tha çmimi prej 24.80 euro-megavat në orë, padyshim është  çmimi më i lirë i energjisë elekrike në Shqipëri. Terreni është i virgjër pasi ndodhet në fazën zhvillimore. Kjo faze ka të bëjë me të gjithë ndërtimet teknike që këto dosje të parashtrohen për të marrë lejen e ndërtimit.

Drejtori i projektit u shpreh i lumtur për punimet e projektit. Është energjia më  e lirë elektrike në Shqipëri. Ka filluar pjesa e vëzhgimeve në terren.  Sipas studimeve territori nuk ka ndjeshmëri nga ana mjedisore. Parashikohet të aplikohet për lejen e mjedisit nga muaji mars.  Ndërtimi do të zgjasë rreth 1 vit, pavarësisht se parashikohet të zgjasë 30 muaj. Pas një viti do të kalohet në prodhim.  Nga pikëpamja ekonomike përfitimet do të jenë të jashtëzakonshme.

Firmosja e kontratës, më 31 dhjetor, ka përmbyllur të gjithë elementet. Leja mjedisore dhe leja arkeologjike janë një kërkesë e rëndësishme. Më pas do të procedohet me lejen e ndërtimit.

Balluku tha se në fillim të shkurtit është mbyllur gara për vlerësimin e ofertave për parkun e Spitallës Janë kualifikuar 5 pjesëmarrës. Parku i Spitallës do të jetë 100 megavat. Shteti do të marrë 70 megavat. Për shkak të konkurrencës që ka pasur pritet te jepet një ofertë konkurruese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore