Lajme

Kanadaja sanksionon 10 oligarkë rusë në sektorin e energjetikës


Kanadaja vijon të vendosë sanksione shumë të ashpra mbi Rusinë dhe veçanërisht mbi njerëzit e afërt të Vladimir Putinit dhe regjimit që ai ka krijuar.

Të fundit, janë 10 oligarkë në fushën e energjetikës, të cilët i përkasin dy kompanive të mëdha, Rosneft dhe Gazprom.

Këto masa, kanë për qëllim të vendosin edhe më shumë presion ndaj Putinit, sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme kanadeze.

“Mbështetja e Kanadasë për Ukrainën dhe njerëzit e saj, është i palëkundur”, shkruhet në njoftim. “Do të vijojmë t’i kundërpërgjigjemi çdo agresioni rus ndaj Kievit, duke ashpërsuar masat”.

Masa të tjera shtesë, janë vendosur sakaq edhe nga SHBA-të dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore