Lajme

Kallas jep dorëheqjen, Estonia përgatitet për qeverinë e re


Kaja Kallas dha dorëheqjen zyrtarisht si kryeministre e Estonisë të enjten e 14 korrikut, duke i dhënë fund mandatit qeverisës.

Lajmi u bë i ditur nga “Politico”.

Por ajo tashmë ka partnerë të rinj të koalicionit.

Më 3 qershor, Kallas dëboi Partinë e Qendrës me prirje të majtë nga koalicioni dypartiak.

Kjo, pas përshkallëzimit të tensioneve mbi shpenzimet dhe politikat e mirëqenies.

Dorëheqja e kryeministres ishte një formalitet i nevojshëm për të formuar një qeveri të re.

Në një deklaratë, Kallas – e cila kryeson Partinë Reformuese të qendrës së djathtë – falënderoi ministrat me të cilët ajo drejtoi vendin për një vit e gjysmë, duke thënë se koalicioni bëri “shumë gjëra të mira dhe të mëdha” pavarësisht nga COVID-19, lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe krizës energjetike.

Kryeministrja e parë femër e Estonisë ka arritur tashmë një marrëveshje me socialdemokratët dhe partinë e vogël konservatore Atdheu (“Isamaa”) për të formuar një qeveri të re.

Koalicioni trepartiak do të ketë 56 ulëse në parlamentin me 101 vende.

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Estoni janë caktuar për në mars të vitit 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore