Sport

Juventus gjen akordin me Jorginho-n


Jorginho

Sipas raportimeve nga Spanja, Juventus ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar mesfushorin italian Jorghinho si një transferim i lirë në verë.

32-vjeçari ka një kontratë me Arsenal-in deri në qershor, por “TodoFichajes” pretendon se Jorginho nuk do të rinovojë kontratën me “Topçinjtë” në favor të rikthimit në Itali.

Pavarësisht përpjekjeve të “Topçinjve” për të zgjatur qëndrimin e tij në Londër, futbollisti e ka të qartë se këtij kapitulli i ka ardhur fundi dhe faqja spanjolle e lajmeve pretendon se Juventus-i tashmë ka siguruar ardhjen e Jorginho-s për verën e ardhshme.

Qëllimi i lojtarit ka qenë gjithmonë kthimi në Itali dhe mundësia për t’iu bashkuar një fuqie si Juventus-i ishte një mundësi që ai nuk mund ta refuzonte.

Reprezentuesi italo-brazilian thuhet se është një kërkesë specifike e trajnerit Max Allegri, i cili prej kohësh kërkon përvojë në mesfushë.

Jorginho pritet të nënshkruajë kontratën e fundit madhore të karrierës së tij evropiane, duke e lidhur atë me Juventus-in për tre sezonet e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore