Sport

Juventus dhe Bayern të interesuar për transferimin e Gabriel Jesus


Juventus po kërkon sulmuesin e Manchester City, Gabriel Jesus, por mund të përballet me një betejë me Bayern Munich, për të ardhmen e brazilianit.

Sipas Calciomercato, skuadra e Serie A është shumë e etur për të transferuar sulmuesin brazilian pas largimit të Cristiano Ronaldo-s te Manchester United.

Raporti gjithashtu thotë se Pep Guardiola mund të jetë i gatshëm ta lërë sulmuesin të largohet për të mbledhur fonde për një sulmues tjetër.

Megjithëse Juventusi mund ta ketë në qendër të vëmendjes brazilianin, Bayern Munich gjithashtu thuhet se po monitoron situatën e tij.

Kampionët e Bundesligës nuk janë të sigurt për të ardhmen afatgjatë të reprezentuesit polak Lewandoëski, i cili ka vetëm dy vjet në marrëveshjen e tij, dhe ata kanë filluar të shikojnë opsionet e mundshme për të zëvendësuar 33-vjeçarin nëse ai vendos të largohet.

24 vjeçari, Jesus, ka filluar në tre nga katër ndeshjet e Manchester City-t në Premier League deri më tani këtë sezon dhe ka shënuar një gol, me tre asistime.

City u lidh me një lëvizje për Harry Kane në verë, pasi Sergio Aguero vendosi të nënshkruaj me Barcelonën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore