Kosova

Jasharaj: Kurti më dukej figurë emblemë, tani më duket figurë e kolltukëve


Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i ka quajtur telallë përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje që po e shajnë atë.

Jashari, përmes një komunikate dërguar mediave ka thënë se pavarësisht që Qeveria Kurti nuk ka dashur t’i analizojë e as që gjeti kohë të merrej me të ata nuk do të zmbrampsën nga mbrojtja e të drejtave të punëtorë të arsimit.

“Në vend të kësaj tellallët e Kurtit me pafytyrësinë, e dëshmuar tani e sa muaj, hodhën fyerje e akuza ndaj protestuese, që ua lë në fytyrën e moralin e tyre , nëse e kanë”, ka thënë Jasharaj.

Për kryeministrin aktual, ai u shpreh se, “dikur më dukeshe figurë emblemë, tani më dukesh figurë e kolltukëve”.

Jasharaj, tutje komentoi edhe deklarimet e deputetëve për punëtoret e arsimit.

“Vazhdoni me shpifje e rrena, por mos harroni se punëtorët e arsimit e kulturës do të vazhdojnë rrugëtimin  e tyre me SBASHK-un dhe nuk do të jenë të pafytyrë  , por mendimin e tyre do ta shprehnin lirshëm sa herë iu vjen koha përmes votës”, ka shkruar Jasharaj.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci, për grevën e cila është paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBAShK-u), konsideron se nuk është koha për një gjë të tillë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës, është duke kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që pas rritjes së çmimeve të disa artikujve esenciale, punëtorët në sistemin arsimor të marrin shtesa prej 100 eurosh nga muaji i ardhshëm.

Mos plotësimi i kësaj kërkese sipas Sindikatës në fjalë mund të shkaktojë edhe veprime sindikale, pa përjashtuar këtu edhe grevat.

“SBASHK i është drejtuar ministres Nagavci që ajo ta ngritë në Qeveri dhe të aprovohet kërkesa e SBASHK-ut që nga muaji prill një shtesë prej 100 euro mbi pagat aktuale për të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor dhe në shkencë e kulturë dhe kjo të vlej deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit e marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nis së zbatuari”, thuhet në njoftimin e SBASHK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore