Sport

Jack Grealish, transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit anglez?


Figura e Jack Grealish është shndërruar ndër një më të dashurat në Angli.

Ndikimi i tij në dy ndeshjet e fundit të EURO 2020, ka qenë vendimtar për dy fitore të mëdha të Anglisë.

Grealish, që ka shpenzuar të gjithë vitet e karrierës së tij te Aston Villa, duket se do të ndërrojë destinacion.

Favoritët për të siguruar shërbimet e tij, janë Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiola-s është e gatshme që të thyej rekordin e futbollit anglez duke paguar plot 100 milionë funte për shërbimet e Grealish.

Pep e pëlqen shumë 25-vjeçarin, dhe tash e dy merkato kërkon shërbimet e tij.

Aston Villa gjithnjë ka qenë kundër largimit të Grealish, por në mediat angleze raportohet që shuma e 100 milionë funteve është e parezistueshme.

Goal raporton që Manchester City është duke përfunduar detajet e fundit me agjentët e futbollistit, dhe pastaj vjen edhe marrëveshja me Villa-n.

Ky transferim do të thoshte fundi i aventurës së Mahrez, ose Bernardo Silva, në “Etihad”.

Për algjerianin, interes kanë shfaqur disa skuadra, përfshirë Bayern Munich, ndërsa për Silva-n, ende asgjë konkrete nuk është përmendur.

Transferimi i ish-yllit të City-t, Jadon Sancho, në radhët e Manchester United, i ka shtyrë edhe më shumë qytetarët drejt operacionit Grealish.

Gjithçka pritet të mbyllet pas përfundimit të EURO 2020, Grealish do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me skuadrën kampione të Anglisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore