Lajme

Izrael, del me sukses operacioni i dy binjakeve me kokë të bashkuar


Qendra mjekësore Soroka, burimi Reuters

Një mrekulli ka ndodhur në Qendrën Mjekësore “Soroka”, në qytetin e Beersheba, nё Izrael.

Dy vajza binjake, njё vjeç , të cilat kishin lindur me pjesën e prapme tё kokёs tё bashkuar, i janë nënshtruar një procedure të rrallë ndarjeje.

Operacioni, i cili u krye javën e parë të shtatorit 2021 dhe zgjati 12 orë, rezultoi me sukses në dy transplante koke.

Dhjetёra ekspertё nga Izraeli dhe jashtё tij u përgatitën disa muaj për realizimin e tij.

Vajzat, emrat e tё cilave nuk janё bёrё publik, janё nё gjendje tё mirё shёndetёsore, sipas mediave lokale.

“Ato po marrin frymë dhe po hanë vetë”, u shpreh stafi mjekësor për mediat lokale.

Ёshtë hera e parë që një operacion i tillë, i kryer vetëm 20 herë në të gjithë botën, realizohet në Izrael.

“Muaj para operacionit, qese silikoni të fryra u futën në kokat e tyre dhe u zgjeruan periodikisht për të shtrirë lëkurën”, ka shpjeguar shefi i neurokirurgjisë në qendrën “Soroka”, Mickey Gideon.

“Lëkura e re u përdor më pas për të mbyllur kokat, pasi u rikonstruktuan kafkat”, bëri me dije ai.

Përgatitja përfshiu gjithashtu krijimin e një modeli 3D me pamjen virtuale të binjakeve, tha Gideon.

“Për kënaqësinë tonë, gjithçka shkoi ashtu siç kishim shpresuar”, përfundoi ai.

Vajzat, të cilat erdhën në jetë në gusht tё vitit 2020, tanimë do të bëjnë një jetë krejt normale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore