Lajme

Ishin autoritetet britanike, ato të cilat e zbuluan lidhjen e McGonigal me rusët


Në vitin 2018, ish zyrtari i larët i FBI-së, Charles McGonigal, udhëtoi për në Londër të Britanisë së Madhe, ku u takua me një kontakt rus, nën mbikëqyrjen e autoriteteve britanike.

Pikërisht këta të fundit, kanë qenë ata, të cilët e zbuluan edhe lidhjen e tij me oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Në këtë përfundim ka dalë një hetim ekskluziv i medias “Business Insider”, ku duke cituar dy burime pranë inteligjencës amerikane, është zbuluar edhe zanafilla e gjithë ngjarjes, që do të çonte sot në një proces kundrejt ish-zyrtarit të lartë të inteligjencës amerikane.

Ky i fundit, është përfolur edhe për takime me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si edhe ndodhet nën akuzë përtej lidhjeve me Deripaskën, edhe për falsifikim dokumentesh dhe deklarime të rreme.

Sipas Business Insider, autoritetet britanike kanë qenë tepër të alarmuara nga takimi që ka ndodhur mes McGonigal dhe një shtetasi rus.

Gjithsesi, asnjë prej burimeve pranë inteligjencës amerikane, nuk e ka specifikuar se kush ky kontakt rus ka qenë.

Në bazë të akuzës në SHBA, McGonigal ka marrë shuma të mëdha parash nga Deripaska, në këmbim të marrjes së informacioneve për rivalë të tij në biznes.

Një gjë kjo, krejtësisht e ndaluar sipas ligjit amerikan dhe për më tepër kur bëhet fjalë për çështje të inteligjencës.

Ndër të tjera, McGonigal e ka takuar sipas burimeve Deripaskën, edhe në rezidencës e këtij të fundit në Londër apo Vjenë, në disa raste, ku pjesë e takimit kanë qenë edhe persona të tjerë.

Me informimin nga pala britanike, në lëvizje është vënë edhe pala amerikane më pas, e cila ka zhvilluar hetime të thelluara mbi rastin, deri në situatën ku ndodhemi sot, me ish-zyrtarin, i cili po përballet me organin e akuzës dhe mund të marrë dënime që i kalojë dekadat.

Për t’u theksuar po ashtu, është edhe fakti se siç përflitet, në vitin 2014, ishte pikërisht inteligjenca amerikane, ajo e cila ka dashur ta rekrutojë Deripaskën si një informator.

Vetë McGonigal, e ka hetuar figurën e Deripaskës më parë dhe nuk dihet nëse kjo përpjekje e FBI-së në vitin 2014, ka qenë apo jo pjesë e politikave që ai ka dashur të ndjekë për institucionin e lartë të hetimit amerikan në atë kohë.

Por, vetë McGonigal, i ka pasur në gatishmëri lista të tëra oligarkësh rusë, nga të cilët mund të ketë pasur edhe kontakte të vazhdueshme.

Teksa, trajtuar me lidhjet e tij me Shqipërinë, ai ka hapur një biznes në vitin 2007, së bashku me dy shtetas shqiptarë dhe një amerikan.

Ndërsa, komentet, edhe ato përmes hetimeve të mediave të mëdha amerikane si “Washington Post” apo “New York Times”, përmendin takimet me kryeministrin Rama, por pa cekur nëse ka pasur të përfshirë në këtë mes dhënie ryshfeti apo situata të tjera, të cilat mund ta cenojnë pozitën e kreut të Qeverisë.

Charles McGonigal, ish-agjenti që po e vendos FBI-në përballë një goditjeje

Kur çështja McGonigal në Washington lexohet me logjikën e Muzeut të Gjetheve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore