Sport

Ish-ylli i futbollit Lior Asulin mes të vrarëve izraelitë


Ekipi i futbollit Hapoel Tel Aviv njofton se ish-sulmuesi Lior Asulin ishte në mesin e të vrarëve pasi persona të armatosur të Hamasit hapën zjarr në një festë në natyrë pranë kufirit gjatë sulmit të tyre masiv.

“Me pikëllim të madh, pas shumë orësh kur ai u shpall i zhdukur, u informuam se ish-lojtari ynë Lior Asulin u vra nga terroristët në festën në Re’im”, njofton Hapoel.

Klubi Hapoel Tel Aviv i dërgon ngushëllime dhe forcë familjes së Lior-it në këtë kohë të vështirë, thotë klubi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore