Sport

Ish-lojtari i Bylisit firmos me Kukësin


Edison Ndreca do të jetë lojtari më i ri i Kukësit. 26-vjeçari, pasi përfundoi aventurën në Ballsh me Bylisin, doli me parametra zero.

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit të martën e 22 qershorit. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Më herët, Ndreca është aktivizuar me Burrelin, Besëlidhjen, Teutën, Laçin dhe Kastriotin. Sezonin e fundit, ai luajti në Kategorinë Superiore me Bylisin. Në 32 paraqitje, shënoi gjashtë gola dhe dhuroi një asist.

Në fjalët e para si futbollist i verilindorëve, Ndreca u shpreh se bindjen për të nënshkruar ia dhanë “objektivat e Kukësit dhe projekti që klubi ka”.

“Shpresoj që së bashku të bëjmë gjëra të mëdha dhe të rikthejmë titullin kampion në Kukës dhe Kupën e Shqipërisë. Për mua është kënaqësi që të vesh fanellën e Kukësit dhe do të jap më të mirën time! Forca Kukësi”, përfundoi anësori 26-vjeçar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore