Sport

Interi do të shesë gjashtë lojtarë për të financuar blerjen e Gudmundsson


Albert Gudmundsson

Inter-i nuk dëshiron të humbasë sulmuesin e talentuar të Genoa-s, Albert Gudmundsson dhe është i gatshëm të shesë deri në gjashtë lojtarë për të ndihmuar në gjenerimin e burimeve financiare për një marrëveshje.

Sulmuesi 26-vjeçar islandez ka vazhduar të shkëlqejë në bregun e Ligurias këtë sezon, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë katër asistime në 30 ndeshje. Dhe, tani zikaltërit janë të shqetësuar se çmimi i tij prej 30 milionë eurosh mund të vazhdojë të rritet përpara verës.

Një numër klubesh anembanë Evropës, përfshirë Tottenham-in e Ange Postecoglou, janë të interesuar të blejnë Gudmundsson në verë, kështu që Inter-i ka filluar të zhvillojë një strategji për të siguruar që ata të mos humbasin një marrëveshje për sulmuesin në zhvillim.

Faqja 12 e gazetës së sotme të “Gazzetta dello Sport” detajon se si Inter-i ka identifikuar gjashtë lojtarë që do të ishin të gatshëm t’i shisnin këtë verë në mënyrë që të ndihmonin në gjenerimin e fondeve të mjaftueshme për të siguruar një marrëveshje për Gudmundsson.

I pari prej tyre është Lucien Agoume, i cili aktualisht është te Sevilla në një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh. Njjë tjetër lojtar është Joaquin Correa, i cili duket i destinuar të rikthehet te zikaltërit, pasi Olympique Marseille nuk do ta blejë.

Lojtarët e tjerë të Inter-it që mund të shiten si pjesë e strategjisë së Gudmundsson përfshijnë Gaetano Oristanio, Zinho Vanheusden, Ionut Radu dhe Filip Stankovic.

Kush është Gudmundsson, ylli më i ri në Serie A

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore