Shqipëria

Imzot Frendo në vigjilje të Krishtlindjes: Nëse interesohemi për demokracinë, të rizbulojmë qëndrimin moral që na bashkon


“Nëse interesohemi për të ardhmen e demokracisë, duhet të rizbulojmë atë qëndrim moral që na bashkon njëri me tjetrin në një lidhje dhembshurie dhe kujdesi të ndërsjellët”.

Ky ka qenë mesazhi që Arqipeshkvi Metropolit Tiranë Durrës, Imzot George Frendo, ka dhënë për të gjithë shqiptarët dhe besimtarët e krishterë në prag të festës së Krishtlindjes.

Duke thënë kështu se qytetarët nuk duhet që të mendojnë për interesat e tyre personale dhe partiake, por për të mirën e përbashkët të vendit dhe të qytetarëve.

Përmes urimit, Imzot Frendo thotë se “Krishtlindja na kujton të mos e mbajmë gëzimin tonë vetëm për vete”.

Ai ka cekur dhe fjalët e shkrimtarit, Jonathan Sacks, i cili thotë se “një komb është i fortë kur kujdeset për të dobëtit; bëhet i pasur kur kujdeset për të varfrit; bëhet i pakëndueshëm kur kujdeset për të lënduarit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore