Shqipëria

I dënuar në Hungari për posedim të lëndëve narkotike, arrestohet në Shkodër 47-vjeçari


Ka rënë në prangat e policisë Shkodër, 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për posedim të lëndëve narkotike.

Policia bëri me dije se si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi shtetasit Abdyl Çanga, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.

47-vjeçari ishte dënuar me tre vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Qarkut Kiskunhalasa, Hungari.

Gjykata hungareze e kishte dënuar këtë shtetas për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore