Bota

Hong Kong, arrestohet gazetari i Apple Daily


Shënjestrimi i vazhdueshëm i gazetarëve dhe botimeve tё pro-demokracisë po paralajmëron për një ndikim shkatërrues në lirinë e shtypit në qytet.

Të dielën në mbrëmje, Policia nё Hong Kong njoftoi se kishte arrestuar një ish-gazetar me përvojë tё Apple Daily.

Arrestimi ndodhi nё aeroport, teksa ai pёrpiqej tё largohej nga qyteti, sipas raportimeve tё Andreas Illmer nga BBC-ja.

Apple Daily u mbyll pasi zyrtarët arrestuan drejtorin e tij, nën ligjin e diskutueshëm të sigurisë kombëtare të qytetit.

Pronari i saj, manjati i medias Jimmy Lai, aktualisht po vuan dёnimin për një varg akuzash.

Lajmi për arrestimin erdhi disa orë pasi faqja e internetit e pro-demokracisё, Stand News, tha se do të hiqte dorё nga komentet për shkak të frikës nga një goditje.

Stand News është një nga portalet e fundit tё hapura tё pro-demokratike që ka mbetur tani në qytet.

Sipas njё marrёveshjeje tё vendosur, kur Britania ia ktheu pёrsёri qytetin Kinёs, Hong Kongu u garanton banorёve tё tij lirinё e shtypit.

Por, njerëzit e industrisë thonë se kjo është shkelur haptazi nё emёr tё njё ligji të sigurisë kombëtare, tё miratuar në qershor tё vitit 2020, si përgjigje ndaj protestave të demokracisë.

Ligji i ri kriminalizon shkëputjen, përmbysjen dhe bashkëpunimin me forcat e huaja dhe mbart një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Ligji u përdor fillimisht kundër aktivistëve dhe drejtuesve të protestave, por në muajt e fundit autoritetet kanë synuar dhe mediat, me “viktimёn e parё” Apple Daily.

Sipas policisë, disa nga shkrimet e gazetës kishin bërë thirrje për sanksione në Hong Kong dhe Kinën kontinentale.

Shoqata e Gazetarëve të Hong Kongut e ka kritikuar arrestimin dhe i ka kërkuar policisë një shpjegim.

Chor-yung Cheung, specialist i medias në Universitetin e Hong Kong, tha se “arrestimet kanë dëmtuar seriozisht besimin e njerëzve në mbrojtjen e shtypit të lirë në Hong Kong”.

Nga ana tjetёr, autoritetet në Hong Kong dhe në territor këmbëngulin se liria e shtypit nuk do tё cenohet dhe se gazetarёt mund tё vazhdojnё punёn normalisht.

Megjithatё nuk dhanё detaje tё mëtejshme.

Zyrtarët kinezë po ashtu, vazhdimisht, kanë thënë se liritë e mediave në Hong Kong respektohen, por nuk janë absolute.

Gjatë fundjavës së kaluar, shefi i policisë së Hong Kongut, Raymond Siu, sugjeroi forcim tё legjislacionit lidhur me mediat.

Duke fajësuar në mënyrë të qartë mediat për mosbesimin e njerëzve ndaj autoriteteve, ai tha se mirëpret një ligj pёr lajmet e rreme, pёr “t’i sjellë tё përgjegjshmit para drejtësisë”.

Në maj, Shoqata e Gazetarëve të Hong Kongut lëshoi ​​një raport, duke thënë se indeksi i lirisë së shtypit kishte arritur një rekord të ulët.

Nga 367 gazetarё, 91% thanë se liria e shtypit në Hong Kong ishte përkeqësuar, krahasuar me një vit më parë.

Deri në 85% të gazetarëve iu përgjigjen “dakord” pyetjes nёse qeveria e Hong Kong-ut është burimi i shtypjes së lirisë.

Raporti kishte dalё para goditjes sё Apple Daily.

Që nga mbyllja e Apple Daily, aktivistët për shembull kanë nxituar të ruajnё artikujt e platformave të censuruara, për të siguruar që ato tё mos zhduken.

Më parë, aktivistët kibernetikë përdorёn të njëjtën qasje për të arkivuar dokumentarët e televizionit publik, RTHK, pasi media tha se do të hiqte disa nga materialet e saj.

Dikur RTHK ishte kritik ndaj qeverisë, por kjo ndryshoi kur autoritetet ndërruan drejtorin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore