Jetesë & Stil

Harry Styles dhe Olivia Wilde, shijojnë pushimet në bregdetin italian


Këngëtari, Harry Styles dhe aktorja, Olivia Wilde, janë parë duke shijuar pushimet e tyre me nuanca romantike në bregdetin e bukur italian.

Çifti u panë duke u dëfryer me kërcim, lexim, puthje e përqafime në bordin e anijes ku ata kaluan pasditen duke pirë verë dhe duke bërë zhytje në det.

Harry Styles dhe Olivia Wilde.

Wilde kishte zgjedhur të vishte bikini ngjyre blu, ndërsa ylli i hitit “Watermelon Sugar”, dukej klasik me një palë rroba banjo si dhe bluzë, të cilën e hiqte kur bënin zhytjet.

Harry Styles dhe Olivia Wilde.

Ndërkohë, ky pushim vjen pas përfundimit të xhirimeve të filmit “My police”, në Britani të Madhe, duke udhëtuar kështu drejt Italisë, saktësisht drejt Porto Ercolos në Itali.

Gjithashtu, së fundmi, Wilde, është parë të ketë kaluar kohë me fëmijët e saj, Otis dhe Daisy, të cilët ajo i ndan me ish- të fejuarin e saj, Jason Sudeikis, ndërs

Harry Styles dhe Olivia Wilde.

a menjëherë pas vizitës ajo ka fluturuar drejt Italisë për tu bashkuar me Harryn.

“Olivia ka qenë gjithashtu në Londër, duke kaluar kohë me fëmijët e saj, të cilët janë atje me Jason. Olivia qëndroi prapa me fëmijët e saj, pastaj ajo fluturoi në Porto Ercole për t’u bashkuar me Harry”, tha një burim i të së përditshmes, “Page Six”.

Gjithsesi, lidhja mes dyshes së famshme, 27 vjeçit, Harry dhe 37 vjeçes, Olivia, ka marrë një kthesë serioze ani pse kanë dhjetë vjet diferencë në moshë, teksa thuhet se që nga muaji shkurt i këtij viti ata janë duke bashkëjetuar brenda një shtëpie.

Në anën tjetër, ish- bashkëshorti i Wilde, Sudeikis, tashmë e ka bërë publike lidhjen e tij të re më të dashurën po ashtu aktore, Keeley Hazell.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore