Lajme

Greqi/ Drogë dhe para, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë


Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 32 vjeç, u arrestuan nga autoritetet greke pasi iu gjetën një sasi e konsiderueshme droge në shtëpinë e njërit prej tyre.

Sipas Policisë së shtetit Helen, në shtëpinë e 32-vjeçarit shqiptar u gjetën 32 kilogramë kanabis dhe 1.2 kilogramë kokainë. Gjithashtu iu sekuestruan edhe një sasi prej 16 mijë eurosh.

Në momentin kur Policia u shfaq për të arrestuar shqiptarin, ai u përpoq të arratisej me makinë, por u kap në një qytet afër Selanikut.

Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se 32-vjeçari, në shtëpinë e të cilit u gjet droga, ishte në gjendje jo të mirë psikologjike.

Ai, të martën, kishte qëlluar me armë zjarri në apartamentin e tij, duke terrorizuar banorët e pallatit.

Mësohet se në momentin e të shtënave në banesën e shqiptarit ndodheshin 2 fëmijët e tij 6 dhe 13 vjeç dhe një tjetër i mitur 17 vjeç.

Fatmirësisht, fëmijët nuk janë lënduar nga të shtënat.

Ndaj emigrantëve shqiptarë janë ngritur akuza për posedim droge, armëmbajtje pa leje, drejtim i rrezikshëm i automjetit dhe dëmtim të pasurisë së huaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore