Sport

Garcia: Ronaldo do ta mbyllë karrierën në Evropë


Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Evropë dhe mos ta mbyllë karrierën në klubin e Al Nassr.

Këtë e ka thënë trajneri i klubit arab, Rudi Garcia, i cili së fundmi theksoi që CR7 do të rikthehet në Evropë.

“Cristiano Ronaldo është një shtesë pozitive për ne, pasi ai ndihmon në shpërdnarjen e mbrojtësve kundërshtarë”, tha Rudi Garcia.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij në Al Nassr, ai do të kthehet në Evropë”, shtoi trajneri i Al Nassr.

Kujtojmë që portugezi ndërpreu kontratën e tij me Manchester United në fillim të këtij viti përpara se të bënte një lëvizje në Ligën Saudite Pro në një marrëveshje dy-vjeçare.

Pra, në rast se ai do të rikthehet në Evropë, kjo do të thotë që CR7 të luajë ende futboll kur ai të jetë 40-vjeçar.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka luajtur deri më tani në dy ndeshje garuese me ekipin e tij të ri, por ende nuk ka arritur të shënojë gol.

Ronaldo fitoi tre tituj kampion në Premier League, Kupën FA, dy Kupa të Ligës, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube me Manchester United-in.

Ai më pas vazhdoi të fitonte dy tituj të La Liga-s, dy Kupa Spanjolle, katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe tre Kupa të Botës për Klube me Real Madrid-in përpara se të ngrinte dy tituj të Serie A dhe një trofe të Kupës së Italisë në tre vjet në Juventus.

Me më shumë se 800 gola të parë për klubet dhe kombëtaren, Ronaldo do të synojë që më në fund të hyjë në listën e golaveshënuesve ​​për klubin e ri Al Nassr në ndeshjen e tyre të radhës në ligë në Al Fateh më 3 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore