Sport

Gara e ngushtë për MVP


Gara për lojtarin më të mirë të NBA (MVP) ka ndryshuar që nga lista e fundit e postuar nga faqja zyrtare e NBA.

Nga pesë lojtarët më të mirë të NBA, 3 janë nga konferenca perëndimore dhe dy nga ajo lindore.

Në pesëshen më të mirë të këtij viti bëjnë pjesë: Nikola Jokic, LeBron James, Giannis Antetokounmpo, Damian Lillard dhe Joel Embiid.

Nga hera e fundit kur lista e më të mirëve ishte postuar, Joel Embiid printe i pari, por kjo ka ndryshuar drastikisht.

1. Nikola Jokic

Jan 9, 2021; Philadelphia, Pennsylvania, USA; Denver Nuggets center Nikola Jokic (15) passes the ball Philadelphia 76ers during the second quarter at Wells Fargo Center. Mandatory Credit: Bill Streicher-USA TODAY Sports

Qendra e Denver Nuggers i prin garës për MVP me statistika fantastike ku po tregon formën më të mirë gjatë gjithë karrierës së tij.

Ekipi i Jokic ndodhet në pozitën e pestë në konferencën perëndimore ku kanë 24 fitore dhe 16 humbje, ku nga shumica e fitoreve Jokic kishte rolin kryesor.

Jokic është në pozitën e parë për shkak të statistikave të tij marramendëse i cili ka mesatare prej 26.9 pikëve, 11.1 kërcime dhe 8.6 asistime.

2. Damian Lillard

Pllejmejkeri i Portland Trail Blazers ndodhet në pozitën e dytë në garën për MVP, ku ai po tregon përsëri veten me performanca fantastike dhe ndodhet shumë pak mbrapa vendit të parë.

Skuadra e Lillard ndodhet në vendin e gjashtë  në konferencën perëndimore me 24 fitore dhe 16 humbje, po aq sa Denver Nuggets i Nikola Jokic.

Në ekipin e Blazers mungojnë dy lojtar shumë të rëndësishëm, të cilëve Lillard ia u vren mungesën, por nuk po e lë ekipin të humb duke pasur performanca fantastike për të shkuar më lartë në pozitën tabelare.

Lillard po ashtu ka statistika fantastike i cili ka një mesatare prej 30.6 pikësh, 4.5 kërcime dhe 7.8 asistime.

3. Giannis Antetokounmpo

Greku Giannis Antetokounmpo po tregon edhe një herë pse ishte zgjedhur MVP dy sezone radhazi duke kaluar një sezonë brilant si gjithmonë.

MVP në fuqi, Antetokounmpo nuk ishte pjesë e kësaj gare disa javë më herët, kurse tani ai ndodhet në pozitën  tretë pas disa super performancave të tij.

Ekipi i Milwaukee Bucks është në pozitën e tretë në konferencën lindore ku kanë 26 fitore dhe 14 humbje, të gjitha këto me Antetokounmpon si lider.

Antetokounmpo po i përsërit statistikat e MVP ku këtë vit ka një mesatare prej 29.1 pikëve, 11.8 kërcime dhe 6.2 asistime.

4. LeBron James

LeBron James edhe pse 36 vjeç, po kalon një sezonë më të mirë se një pjesë e madhe e lojtarëve të NBA.

Në fillim të sezonit, James i printe garës për MVP, por këtë herë ai ndodhet në pozitën numër 4.

James dhe Lakers arritën të humbin shumë ndeshje radhazi pas lëndimit që pësoi Anthony Davis, por kjo nuk po e pengon James që ta udhëheq ekipën drejt fitoreve.

Lakers ndodhen në pozitën e dytë në konferencën perëndimore me 28 fitore dhe 13 humbje.

LeBron James me 36 vjeç po prodhon super statistika individuale ku ka një mesatare 25.8 pikësh, 8.1 kërcime dhe 8 asistime

5. Joel Embiid

Joel Embiid ka një rënjë drastike në garën për MVP pas lëndimit që pasoi e cila do ta lë jashtë palestrave të basketbollit për dy deri në tre javë.

Deri në javët e fundit, kësaj gare i printe Embiid, por këtë herë kishte ndryshime drastike duke u radhitur në poztën e pestë.

Philadelphia 76ers ndodhen në pozitën e parë në konferencën lindore me rekord prej 28 fitoreve dhe 13 humbjeve.

Joel Embiid po kalon sezonin e tij më të mirë ku ka statistika po thuajse përfekte me mesatare prej 29.9 pikë, 11.5 kërcime e 3.3 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore