Përballje

Futbolli anglez dhe paratë, Leeds United afër shitjes


Leeds United është afër që të bëhet skuadra e dytë e Premier League në pak kohë që blihet nga pronarë miliarderë.

Fondi i investimeve, që është pjesë edhe e San Francisco 49ers, skuadër kjo e futbollit amerikan, është afër që të blejë edhe klubin e Leeds United.

Shifra sillet rreth 500 milionë euro, duke përfshirë gjithçka, pra të gjitha të drejtat e klhbit.

Është ende vetëm fillimi – por marrëveshja është afër.

Ky fond i investimeve pritet që të marrë nën kontroll të plot klubin e Leeds United brenda janarit të vitit 2024, pra pas pak më shumë se dy viteve.

Nën kontroll, ky fond do të ketë edhe stadiumin e skuadrës “Elland Road”.

Vlera e Leeds është rritur shumë në vitet e fundit.

Klubi anglez ishte blerë në vitin 2017 për 50 milionë euro nga Andrea Radrizzani, biznismen italian.

Radrizzani e kishte nën pronësi Leeds-in në katër vitet e fundit, por tani ‘49ers Enterprises’, pra fondi i investimeve i lartpërmendur, pritet të marrë drejtimin e klubit brenda dy viteve të ardhshme.

Leeds nuk do të jetë skuadra e vetme në Angli që do të jetë nën pronësinë e amerikanëve, pasi edhe shumë të tjera kanë lidership nga SHBA-të.

Mirëpo, pasuria e ‘49ers Enterprises’ i premton klubit kthimin në ditët e lavdishme që dikur gëzonte në futbollin ishullor.

Premier League është shndërruar tani në ligën largë më të pasur në botë, dhe pas Newcastle United, ndihmë do të dhurojë edhe Leeds United.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore