Lajme

Rigjenerohen disa zona pyjesh që nga viti 2000


Pylli Atlantik i Brazilit

Sipas një studimi, një zonë e pyjeve me madhësinë e Francës janë rigjeneruar natyrshëm në të gjithë botën në 20 vitet e fundit.

Pyjet e restauruara kanë potencialin të thithin ekuivalentin e 5.9 gigatonnes (Gt) të dyoksidit të karbonit – më shumë sesa emetimet vjetore të SHBA-ve, sipas grupeve të ruajtjes.

Një ekip, i udhëhequr nga Fondi Botëror për Natyrën (FBN), përdori të dhëna satelitore për të ndërtuar një hartë të pyjeve të rigjeneruara.

Rigjenerimi i pyjeve përfshin rivendosjen e tokave pyjore natyrore përmes ndërhyrjeve të pakta ose aspak.

Kjo varion nga mosbërja asgjë në mbjelljen e pemëve vendase, rrethimi i bagëtive ose heqja e bimëve invazive.

William Baldwin-Cantello i FBN-së deklaroi se rigjenerimi natyror i pyjeve është shpesh “më i lirë, më i pasur me karbon dhe më i mirë për biodiversitetin sesa pyjet e mbjella në mënyrë aktive”.

Megjithatë, ai tha që rigjenerimi nuk mund të merret si i mirëqenë, “për të shmangur ndryshimin e rrezikshëm të klimës, duhet të ndalojmë shpyllëzimet dhe të rivendosim pyjet natyrore”.

“Shpyllëzimi ende pretendon miliona hektarë çdo vit, shumë më tepër sesa rigjenerohet”, tha Baldwin-Cantello.

Pylli Atlantik në Brazil jep arsye për shpresë, tha studimi, me një sipërfaqe përafërsisht të madhësisë së Holandës, që u rrit sërish që nga viti 2000.

Në pyjet boreale të Mongolisë veriore, 1.2 milionë hektarë pyje janë rigjeneruar në 20 vitet e fundit, ndërsa pikat e tjera të nxehta të rigjenerimit përfshijnë Afrikën Qendrore dhe pyjet boreale të Kanadasë.

Por, studiuesit paralajmëruan se pyjet në të gjithë botën po përballen me “kërcënime të konsiderueshme”.

Megjithëse ka “shenja inkurajuese” me pyjet përgjatë bregdetit të Atlantikut të Brazilit. Sipas tyre, shpyllëzimi është në atë mënyrë që zona e pyllëzuar duhet të dyfishohet për të arritur pragun minimal për ruajtje.

Projekti është një ndërmarrje e përbashkët midis FBN-së, BirdLife International dhe WCS, të cilët u bëjnë thirrje ekspertëve të tjerë të ndihmojnë në vlerësimin dhe përsosjen e hartës së tyre, të cilën ata e konsiderojnë si “një përpjekje eksploruese”.

Një nga mënyrat më të thjeshta për të hequr dyoksidin e karbonit nga ajri është mbjellja e pemëve.

Por shkencëtarët thonë se pemët e duhura duhet të mbillen në vendin e duhur, nëse do të jenë efektive në uljen e emetimeve të karbonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore