Lajme

Forcat ruse në 70% të nivelit të nevojshëm për pushtimin e plotë të Ukrainës


Rusia ka rreth 70% të fuqisë luftarake që beson se do t’i duhej për një pushtim të plotë të Ukrainës.

Kjo u bë e ditur nga dy zyrtarë amerikanë për agjencinë “Reuters”.

Autoritetet ruse po dërgojnë më shumë grupe taktike batalionesh në kufirin me fqinjin e saj.

Në dy javët e fundit, numri i grupeve taktike të batalionit (BTG) në rajonin kufitar është rritur në 83 nga 60 që ishin të premten dhe 14 të tjerë janë në tranzit, thanë zyrtarët.

Për sa i përket periudhës së mundshme të një pushtimi, toka pritet të arrijë kulmin e ngrirjes rreth 15 shkurtit, sqaruan ata.

Kjo do lejojë tranzitin e mekanizuar jashtë rrugës nga njësitë ushtarake ruse. Kushte të tilla do të vazhdojnë deri në fund të marsit.

Ky afat kohor dhe aftësia në rritje e forcave ruse pranë Ukrainës mund të sugjerojnë se dritarja për diplomacinë po mbyllet.

Zyrtarët amerikanë nuk dhanë prova për të mbështetur vlerësimet e tyre për forcat ruse.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit, por zyrtarët kanë ravijëzuar se nuk po planifikohet një pushtim.

Autoritetet kanë garantuar sakaq se do të ndërmarrin veprime të papërcaktuara ushtarake nëse kërkesat e tyre të sigurisë nuk plotësohen.

Ato përfshijnë një premtim se NATO nuk do ta pranojë kurrë Ukrainën, një kërkesë që Washington-i zyrtar dhe aleanca e shohin si të papranueshme.

Nëse Rusia do të pushtonte kryeqytetin e Kiev-it, ai mund të bjerë brenda disa ditësh, thanë zyrtarët amerikanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore