Lajme

“Forca e Diasporës”, partia e re që ka aplikuar për certifikim në KQZ


Mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar subjektet e para të cilat kanë aplikuar deri më tani, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Siç ka treguar Yll Buleshkaj nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim ka aplikuar edhe një parti e re me emrin “Forca e Diasporës” dhe për momentin po e shqyrtojnë.

Ndërsa me vendim të KQZ-së u certifikuan dy parti.

Iniciativa Qytetare “Bashkë për Istogun” certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog, ndërsa Iniciativa Qytetare “Lista Guxo” certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj.

Këtë herë në mungesë të kryetarit, Kreshnik Radoniqi, mbledhjen e udhëhoqi zëvendësi i tij, Alim Rama.

Gjatë mbledhjes u bë e ditur se KQZ-ja ka aprovuar 1 mijë e 208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale.

Sipas kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj thotë se interesimi më i madh për regjistrimin janë nga shteti i Gjermanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore