Lajme

Fjalimi i Ramës i “bën ditën” përfaqësuesit turk


Përfaqësuesi turk në Këshillin e Evropës, Ahmet Buyukgumus është shfaqur mëse i kënaqur në përfundim të seancës së Asamblesë së Përgjithshme.

Sipas deputetit turk të AK-së (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), fjalët e kryeministrit Rama se “Turqia është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës” lanë gjurmë në këtë ditë.

“Në Asamblenë e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u takuam me Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama”, shkruan ai në Twitter.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi gjatë seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve më anëtaret e KiE-s se Shqipëria nuk ka frikë për asgjë të keqe që mund të vijë nga Turqia.

“Në të kundërt do të shtoja që Turqia është shumë e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës. Pa Turqinë kriza e refugjateve e 2015 do të ishte kthyer në një krizë apokaliptike, apokaliptike për vendet më të forta, më të fuqishme të Europës. Ishte Turqia që në fakt qëndroi në portat e Europës dhe bëri atë çfarë bëri”, theksoi Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore