Shqipëria

Finalizohet operacioni policor “Prato”, kapet shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar


Në Tiranë është finalizuar operacioni policor i koduar “Prato”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky operacion policor u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana.

Në të është vënë në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Armbëmbajtja pa leje”.

Në vijim të punës, Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Shtetasi në fjalë është Sebastjan Dema, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Prato, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Armbëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore