Përballje

Ferencvaros – Prishtina: Formacionet zyrtare


Prishtina do të ballafaqohet me kampionin e Hungarisë, Ferencvaros, në kuadër të xhiros së parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të fillojë në ora 18:00 në stadiumin “Groupma Arena” në Budapest.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, do ta ketë të kompletuar ekipin në këtë përballje, pasi që nuk ka asnjë mungesë.

Njëjtë sikurse bardhekaltërit, edhe hungarezët do ta kenë të kompletuar ekipin, në krye me futbollistin shqiptar, Myrto Uzuni që do t’i prijë fazës ofensive të Ferencvaros.

Ferencvaros (4-2-3-1): Dibuzs; Wingo, Blazic, Dvali, Cvic; Siger, Kharatin; Nguen, Uzuni, Mak; Boli.

Prishtina (4-4-2): Nika; B. Krasniqi, Zyba, Bekteshi, Mici; E. Krasniqi, Lilaj, Boshnjaku, Kryeziu; Hoti, John.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore