Shqipëria

Erion Veliaj paraqitet në SPAK për inceneratorin e Tiranës


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Veliaj ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Ai njoftoi të shtunën se do të dorëzojë vetë në SPAK dosjet me informacionet për të gjitha çështjet.

Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës është treguar gjithmonë bashkëpunuese me SPAK-un, qoftë për t’i ndihmuar me mbarëvajtjen e punës së tyre të përditshme, qoftë për çështje të dokumentacionit të nevojshëm për hetimet.

Kujtojmë se dy muaj më parë Partia zyrtare Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, sa i takon çështjes së inceneratorëve, duke përmendur shtatë vepra penale për të dy politikanët.

Sipas një njoftimi zyrtar, kallëzimin e ka kryer Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Veliajn për inceneratorët

Ndërkohë nga ana tjetër, disa ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë janë të arrestuar.

SPAK u komunikon akuzat ish-zyrtarëve të arrestuar të Bashkisë Tiranë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore