Lajme

Emigrantët rifillojnë kalimet ilegale, pavarësisht marrëveshjes Britani-Ruandë


Të paktën 350 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin Anglez në dy ditët e fundit, pavarësisht planit të ri të qeverisë britanike për të fluturuar mijëra azilkërkues në Ruanda.

Një organizatë bamirëse për refugjatët hodhi dyshime mbi pohimin e qeverisë se plani i saj i Ruandës do t’i pengojë emigrantët të bëjnë udhëtime klandestine me varka nga Franca përtej Kanalit.

Më shumë se 6 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe me varka të organizuara kryesisht nga bandat kriminale deri më tani këtë vit. Kjo krahasohet me më shumë se 28 mijë  në vitin 2021, dhe më shumë se 8 mijë në 2020-wn.

Qeveria ka qenë nën presionin në rritje nga deputetët konservatorë për të ndërmarrë veprime për të ndalur ardhjen e emigrantëve dhe vitin e kaluar 27 persona vdiqën kur varka e tyre u mbyt pranë Francës.

Të dielën, Ministria e Mbrojtjes tha se kishte pikasur shtatë varka me 254 emigrantë. Dëshmitarë të tjerë thanë se 100 të tjerë kishin mbërritur të hënën herët pasdite..

Care4Calais, një grup bamirësie që punon me emigrantët në Calais, tha se kishte anketuar 60 prej tyre dhe zbuloi se 75 për qind deklaruan se nuk do të pengoheshin të kalonin Kanalin nga plani i Ruandës.

Një grup prej më shumë se 40 emigrantësh teksa ia dolën të hipnin në një gomone dhe të largoheshin nga brigjet e Francës veriore drejt Anglisë nëpër Kanalin anglez

Pierre Henri Dumont, anëtar i asamblesë kombëtare të Francës për Calais, tha se skema e qeverisë britanike në Ruandë nuk ka gjasa të pengojë refugjatët e dëshpëruar nga përpjekjet për të arritur në Britani.

“Ju largoheni nga vendi juaj për shkak të luftës, për shkak të urisë”, tha ai për BBC dhe përcjell Albanian Post.

“Ju nuk keni frikë se mos ju mbajnë dhe ju kthejnë në një vend tjetër. Të paktën nëse keni një shans, do të përpiqeni”.

Kryeministri Boris Johnson dhe Priti Patel, sekretarja e Brendshme, zbuluan planin e qeverisë muajin e kaluar për të dërguar “dhjetëra mijëra” emigrantë që kërkojnë azil në MB në Ruanda.

Kryeministri tha se kushdo që kishte hyrë në Britani me mjete të parregullta që nga 1 janari dhe nuk kishte kërkuar azil në një vend të tretë të sigurt, mund të transportohet në kombin afrikan dhe të vlerësohet atje për rivendosje eventuale.

Ministrat thanë në atë kohë se emigrantët e parë do të dërgoheshin në Ruandë “brenda javësh”, por asnjë nuk është deportuar ende.

Skema e Ruandës është dënuar nga partitë opozitare, organizatat bamirëse dhe Kisha e Anglisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore