Lajme

Elon Musk zbulon se ka sindromën Asperger


Ndërkohë që prezantonte shfaqjen e humorit amerikan Saturday Night Live (SNL), miliarderi Elon Musk ka zbuluar se ai ka sindromën Asperger.

“Unë sot po bëj historinë si personi i parë me Asperger që mirëpret SNL … ose të paktën i pari që e pranon”, tha CEO i Tesla-s gjatë monologut hapës të shfaqjes.

Sipas të gjitha gjasave, kjo ishte hera e parë që Musk kishte folur publikisht për këtë formë të lehtë autizmi.

Çfarë është sindroma Asperger?

Njerëzit me Asperger shpesh përqendrohen si të fiksuar pas një teme komplekse dhe kanë probleme me marrëdhëniet shoqërore.

Çrregullimi është emëruar pas mjekut gjerman Hans Asperger, i cili e përshkroi për herë të parë në 1944.

Sindroma i përket spektrit të autizmit, të cilat mund të pengojnë rëndë zhvillimin mendor dhe shoqëror të një personi.

Musk gjithashtu bëri shaka lidhur me tweet-et e tij të diskutueshme.

“E di që ndonjëherë them ose postoj gjëra të çuditshme, por kështu funksionon truri im”, tha ai.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore