Teknologji

EDIPS, rregulla të reja për privatësinë


EDIPS, mbikqyrësi i privatësisë në Bashkimin Evropian, ka mbështetur shtytjen e bllokut për frenimin e Apple-it, Amazon-it, Google-it dhe Facebook-ut përmes rregullave të reja të ashpra në kuadër të rritjes së privatësisë së përdoruesve.

Agjensia e lajmeve, Reuters, bën me dije se komisionerja e konkurrencës së Bashkimit Evropian, Margrethe Vestager dhe shefi i industrisë së Bashkimit Evropian, Thierry Breton, kanë zbuluar se ekzistojnë dy grupe rregullash si Akti i Tregjeve Digjitale (DMA) dhe Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA), të cilat do të realizojnë frenimin e platformave.

DMA-ja synon platformat e internetit që sipas Reuters do i nënshtrohen një liste dosjesh si ndarja e të dhënave me rivalët dhe rregullatorët duke mos favorizuar shërbimet në platformat e tyre.

Nga ana tjetër, DSA-ja kërkon që platformat e mëdha të bëjnë më shumë për të qenë më transparente në lidhje me reklamat politike dhe të kujdesshëm.në trajtimin e përmbajtjeve të paligjshme.

Për sa i përket gjobave që jepen nga DNA-ja, ato shkojnë deri në 10% të xhiros globale, ndërsa 6% numërohet gjoba për shkelje të kapura nga DSA-ja.

Këto rregulla të ndërmarra nga EDIPS-i, Reuters shruan se kërkojnë të promovojnë tregjet e drejta dhe të hapura. Njëkohësisht, ndihmojnë në përpunimin e drejtë të të dhënave personale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore