Sport

Dybala afër finalizimit të kontratës së re me Juventus


Tuttosport raporton se Paulo Dybala është afër nënshkrimit të një kontrate të re pesëvjeçare me Juventusin.

27 vjeçari, Dybala, është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin Serie A, por ata janë të vendosur ta mbajnë atë.

Raporti thotë se agjenti i tij, Jorge Antun, është ende duke u përpjekur të negociojë kushtet përfundimtare mbi pagën e tij, por një marrëveshje mund të mos jetë shumë larg.

Juve ka ofruar një marrëveshje prej 7.5 milion euro në vit plus 2 milion euro pagesa bonus, por përfaqësuesi i Dybala po insiston për 10 milion euro plus 2 milionë euro bonuse.

Që nga largimi i Ronaldo-s, Dybala dhe Chiesa janë dy lojtarët më të rëndësishëm për juventinët, dhe duket se ata po bëjnë gjithçka për t’i mbajtur ata.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore