Shqipëria

Durrës, arrestohen dy trafikantë droge/ Tentuan të iknin nga duart e policisë


Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjeç, gjatë një operiacioni për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kokainë.

Gjatë momentit të arrestimit këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë policinë. Ata tentuan të largohen nga duart e policëve, por nuk ia dolën.

Gjatë konfrontimit njëri nga policët ka qëlluar në ajër për t’i neutralizuar.

Dy të arrestuarit, mësohet se janë me precedent të theksuar kriminal.

Bëhet fjalë për shtetasit Vilson Memini, 29 vjeç dhe Ergis Shehu, 30 vjeç.

Ndërkohë raportohet se gjatë kontrolli janë sekuestruar rreth 1 kg koakinë.

Operacioni po zhvillohej në lagjen Nr. 13 Plazh, Durrës.

Në përfundim policia bën me dije se operacioni për kapjen e grupit kriminal vijon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore