Muzikë

Dua Lipa thotë se “është gati për këtë vit”, reflekton nga vizita në Indi


Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa duket ta ketë nisur vitin me plot energji të akumuluar.

Lipa, bateritë i ka mbushur në vizitën e saj të fundit në Indi, ku përmes një postimi në mediat sociale, tha se morri “dashuri, mirësi, mikpritje e bujari”.

“Ndihem shumë me fat që e mbyll vitin tim këtu në Indi. Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm që na kanë dhënë kaq shumë dashuri, mirësi, mikpritje dhe bujari”, shkroi ajo.

“Kjo përvojë ka qenë thellësisht domethënëse. Ndihem me fat që jam në dhe brenda magjisë me familjen time, ku kemi pasur kohë për të eksploruar dhe rimbushur. Gati për vitin e ardhshëm”, përfundoi ajo.

Lipa, pati një vit goxha dinamik në sferën e muzikës, por të reja pati edhe nga personalja – ajo nisi një lidhje të re dashurie me regjisorin francez, Romain Gavras.

Por, brenda po të njëjtit vit dyshja i dhanë fund kësaj marrëdhënie.

Përndryshe, Dua postoi një set fotografish nga pushimet e saj në Rajasthan, ndërkohë, një video ku shfaqet Lipa përgjatë kësaj vizite, është bërë virale nëpër platformat e mediave sociale.

Klipi tregon këngëtaren duke shëtitur rastësisht në një treg, në dukje e pavërejtur nga publiku, pavarësisht statusit të saj të yllit global, shkruan IndiaToday, transmeton AlbanianPost.

Përdoruesit e mediave sociale kishin shumë për të thënë pasi artistja fituese e çmimit “Grammy” kaloi pothuajse pa u vënë re në rrugët e ngarkuara të Rajasthan.

“Një realitet tjetër” – Dua Lipa shëtitë e lirë pa presion të fansave, nëpër rrugët e Indisë të mbushura me njerëz

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore