Muzikë

Dua Lipa tanimë ndjekë veç tri llogari në Instagram-in e saj


Këngëtarja nga Kosova me reputacion ndërkombëtar, Dua Lipa ka bërë një veprim interesant së fundmi, derisa i ka hequr nga lista e ndjekësve të saj në Instagram, pothuajse të gjitha llogaritë që ka ndjekur tash e një kohë të gjatë.

Lipa, e fokusuar në zhvillimin e projekteve të saj, tanimë ka një listë prej 3 llogarive, që ajo ndjekë në Instagram.

Më saktësisht, Dua aktualisht ndjekë – Fondacionin “Sunny Hill”, festivalin me të njëjtin emër – “Sunny Hill Festival” që bashkë-organizon me babain e saj, dhe podkastin e saj “Service95”.

Ylli i hitit “Houdini”, e cila numëron një audiencë masive në këtë rrjet social, prej mbi 88 milionë ndjekësish, mund ta ketë bërë këtë lëvizje me prapavija strategjike të marketingut, me qëllim të promovimit më të gjerë të angazhimeve të veta, në fondacionin, festivalin e podkastin e saj.

Në anën tjetër, ajo ka njoftuar se në vitin e ardhshëm do të publikojë albumin e saj të tretë, derisa lajmi ka lënë fansat e shumtë në ethe, të cilët shprehen kureshtjen e tyre përmes postimeve në mediat sociale.

“Dua Lipa, je një arsye më shumë pse e pres kaq me zor vitin 2024”, shkroi një ndjekës në platformën X.

Një tjetër u shpreh duke shkruar – “Do të thotë pritjes po i vjen fundit, një vit i ri me album të ri nga Dua. I lumtur, shumë i lumtur”.

Dua Lipa është një shembull i fuqishëm se si artistët mund të përdorin platforma si Instagram jo vetëm si një mjet për të ndarë copëza të jetës së tyre të përditshme, por edhe si një forum për të ngritur dhe mbështetur çështje dhe projekte më të gjerë që rriten përtej kufijve të karrierës së tyre muzikore.

Ndërsa bota e muzikës dhe fansat e saj presin me padurim albumin e ri, ata kanë ende mundësinë t’i shijojnë këngët hite nga albumi i  saj i dytë “Future Nostalgia”, të cilin e ajo e publikoi në vitin 2020 dhe ishte një sukses në vete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore