Muzikë

Dua Lipa shpalosë detaje mbi jetësën e dikurshme në Kosovë dhe zbulon motivet e reagimit të saj mbi konflikin Izrael-Hamas


Artistja me origjinë shqiptare e reputacion internacional, Dua Lipa së fundmi ka dhënë intervistë për revistën mujore amerikane, Rolling Stone – derisa përgjatë artikullit ylli i hitit “New Rules” ka shpalosur edhe historinë e saj mbi jetën e dikurshme në Kosovë.

Lipa, duke reflektuar mbi periudhën kur familja e saj ishte kthyer në kryeqytetin kosovar, ka rrëfyer sfidat që ajo thotë t’i ketë përjetuar aso kohe në shkollë.

“Pas luftës, u kthyem në Kosovë dhe për mua ishte si parajsë, duke dalë më shumë dhe duke lëvizur më e pavarur”, thotë Dua për RS, transmeton AlbanianPost.

“Megjithatë, shkolla ishte një tjetër histori. Ishte shumë më sfiduese – fëmijët po mësonin gjëra që unë nuk i kisha njohur ende. Shkolla ishte shumë më e avancuar se në Londër. Fëmijët po mësonin gjëra që unë mendova se kisha kohë për t’i mësuar. Unë bëja thyesa në Londër dhe algjebër në Kosovë”, zbuloi tutje ylli.

Kohët e fundit, Lipa ka nënshkruar dhe ka mbështetur një peticion për një armëpushim në luftën Izrael-Hamas që ka copëtuar Gazën dhe ka zhvendosur miliona.

“Ndjenjat e mia për njerëzit e zhvendosur janë shumë reale dhe të papërpunuara, dhe është një temë e vështirë për të folur sepse është kaq përçarëse”, tha ajo.

“Por ka një botë ku mund të ndjeheni për të gjitha jetët që po humbasin. Dhe më duhet të them këtë: Unë nuk e fal atë që po bën Hamasi”, shtoi Dua.

Ndërsa vazhdon, ajo thekson se sa e rëndësishme është që njerëzit të edukohen siç duhet për krizën, veçanërisht përballë dezinformatave të shfrenuara.

“Ndihem shumë keq për çdo jetë izraelite të humbur dhe atë që ndodhi më 7 tetor”, thotë ajo.

“Për momentin, ajo që duhet të shikojmë është se sa jetë kanë humbur në Gaza, civilë të pafajshëm dhe jetë që sapo po humbasin. Nuk ka mjaft liderë botërorë që po mbajnë qëndrim dhe po flasin për krizën humanitare që po ndodh, për armëpushimin humanitar që duhet të ndodhë”, shtoi ajo.

Si shumë të tjerë, Lipa ndihet e pafuqishme përballë konfliktit të vazhdueshëm. Zgjidhja e saj mbetet të jetë sa më e informuar ndërsa përdor platformën e saj për të inkurajuar fansat e saj të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ndoshta është më e lehtë të jesh apolitik”, thotë ajo.

“Unë mendoj se nuk ka asnjë lloj diskutimi të thellë për luftën dhe shtypjen. Thjesht është diçka që e kemi parë të ndodhë herë pas here. Ndjej sikur thjesht të jesh muzikant dhe të postosh për diçka nuk bën mjaft ndryshim, por shpresojmë – gjithsesi është e rëndësishme vetëm të tregosh solidaritet, që ndonjëherë është gjithçka që ndihesh sikur mund të bësh”, tha tutje ajo.

Dua Lipa mbetet një nga emrat më të suksesshëm të diskografitë së muzikës botërore, derisa këngët  e saj janë hite që lëshohen gjithandej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore