Shqipëria

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë viziton SHKK – diskutojnë për bashkëpunim


Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Republikës së Shqipërisë viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve te Republikës së Shqipërisë, Admir Abrija është takuar me zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, gjatë këtij takimi të dy drejtorët kanë diskutuar për përmirësimin e të dyjave Shërbimeve.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një njoftimi dërguar mediave.

“Gjatë takimit u shkëmbyen idetë dhe përvojat më të mira në shumë fusha, si  në fushën e trajtimit të të burgosurve, fushën e trajnimeve  të stafit , fushën e kontrollit të brendshëm dhe në shumë fusha të tjera me rëndësi për të dy palët”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në takim me drejtorin e Përgjithshëm i Burgjeve të Republikës së Shqipërisë.

Tutje thuhet se të dyja shërbimet u pajtuan për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

“U dakorduan edhe për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella ekspertësh dhe shkëmbimi i përvojave më të mira për të dyja vendet”.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, Drejtori i Shërbimit Sprovues, Ervin Hoxha, Drejtori Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta dhe Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në takim me drejtorin e Përgjithshëm i Burgjeve të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit të këtij takimi të dy shërbimet kanë vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Qendrën Operative, Njësinë e Inteligjencës dhe Qendrën e Vlerësimit.

Ndryshe, sipas të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, aktualisht në institucionet korrektuese janë një mijë e 642 persona të burgosur, prej tyre 574 janë të paraburgosur, ndërsa një mijë e 68 janë të dënuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore