Lajme

Drejtori i OBSH-së i kërkon Rusisë të punojë për paqen “për hir të njerëzimit”


“Për hir të njerëzimit, i bëj thirrje Rusisë që të kthehet në tryezë dhe të punojë për paqen”.

Kjo ka qenë kërkesa që drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, për presidentin rus Vladimir Putin.

“Nesër bëhen 50 ditë që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Në atë kohë, 4.6 milionë refugjatë janë larguar nga vendi. Mijëra civilë kanë vdekur, duke përfshirë fëmijë. Janë 119 sulme të verifikuara ndaj kujdesit shëndetësor. Shërbimet shëndetësore vazhdojnë të mo funksionojnë, veçanërisht në lindje të vendit”, tha Tedros, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë të mërkurën.

Deri atëherë, korridoret e evakuimit duhet të krijohen në mënyrë që civilët të mund të lëvizin drejt sigurisë dhe të mund të dërgohen furnizime mjekësore, ushqim dhe ujë, tha ai.

OBSH-ja ka verifikuar rreth 120 sulme ndaj kujdesit shëndetësor që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Tedros gjithashtu vuri në dukje se OBSH-ja ka marrë pothuajse 53% të kërkesës së saj për financim për Ukrainën për tre muajt e parë.

Ai falënderoi vendet dhe organizatat për kontributet në kohë dhe për angazhimin për mbështetje shtesë. Megjithatë, do të nevojiten burime shtesë për të mbuluar nevojat afatgjata, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore