Stil

Diddy konfirmon se është në lidhje me rep-artisten e Yung Miami


Diddy dhe Yung Miami

Pas gati një viti spekulimesh, Diddy, emri i vërtet i të cilit është Sean Combs, ka pranuar se po takohet me rep-artisten Yung Miami nga grupi “City Girls”.

Konfirmimi erdhi në episodin e parë të podcast-it, 36-minutësh “Caresha Please”.

52 vjecari, Diddy, e përshkroi marrëdhënien pa komplekse, duke vënë në dukje se ai dhe artistja 28 vjeçare, dinë ti shijojnë takimet.

Përgjigja zbuluese erdhi pasi ai fillimisht iu përgjigj pyetjes ‘si është statusi i marrëdhënies tuaj?’ duke thënë: ”unë jam beqar. Por unë jam duke u takuar me dikë”.

Pasi Yung Miami, emri i vërtet i së cilës është Caresha Romeka Brownlee, e shtyu atë më tej, ai zbuloi më shumë detaje.

‘’Ne po takohemi, kemi takime. Ne jemi miq”, shtoi ai. “Shkojmë në vende ekzotike. Kalojmë kohë të shkëlqyera se bashku’’.

Yung Miami dhe Diddy

Duke vazhduar bisedën, ai gjithashtu deklaroi saktësisht se çfarë i pëlqen te ylli i repit: “ti je si një nga njerëzit më real që kam takuar ndonjëherë je shumë autentike. Je një nënë e shkëlqyer dhe një shoqe e shkëlqyer. Thjesht kalojmë mirë”.

Thashethemet se të dy ishin takuar u përfolën fillimisht verën e kaluar kur u panë të kapur për dore në një festë të kompanisë diskografike “Quality Control Music Pierre ‘Pee’ Thomas” në Atlanta, Georgia.

Caresha i hodhi benzinë ​​zjarrit kur shpërndau një videoklip duke u ulur në prehrin e Diddy-t dhe duke pirë një shishe tekila.

Në të njëjtën kohë, CEO i shtëpisë diskografike “Bad Boy Entertainment” i tha revistës “Vanity Fair” se ishte ‘më i lumtur’ se asnjëherë më parë.

“Tani qesh më shumë, buzëqesh më shumë, marr frymë më shumë”, tha ai me krenari.

Rikujtojmë se Diddy ndan tre fëmijë me të ndjerën Kim Porter, ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë me Sarah Chapman.

Lidhje të tjera të mëparshme përfshijnë Jennifer Lopez, dhe këngëtaren Cassie Ventura, me të cilën ai u takua nga viti 2007 deri në 2018.

Ndërkaq, Caresha më parë ishte në lidhje me Kodak Black. Ajo ka një djalë të quajtur Jai Malik Ëiggins, Jr., shtatë vjeç dhe një vajzë, Summer Miami Luellen, dy vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore