Sport

Dështon Liverpool-i, vështirësohet misioni për Champions-in


Liverpool ndan pikët në ndeshjen e parë të ditës në Premier League.

Të kuqt humbin dy pikë shumë të vlefshme në minutën e fundit të ndeshjes, ne çka mund të jetë takimi që e mbanë Liverpool-in larg Champions-it.

Edhe pse e dominoi gjithë ndeshjen, Liverpool-i dështoi që të gjejë golin, në këtë mënyrë duke dështuar që edhe të arrijë 3-pikëshin.

Salah i dhuroi epërsinë vendasve vetëm pas tre minutave lojë, duke shënuar një gol shumë të bukur me të majtën.

Të kuqt kishin shumë raste deri në fund. Mund të veçohet ai i Mane-s, i cili një kundër një përballë portjerit, hezitoi shumë dhe humbi një super mundësi.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës së Klopp-it.

Newcastle shënoi dy herë në minutat shtesë, por vetëm njëri nga golat u pranua.

Fillimisht në të 92-ën, goli që u shënua nga Wilson u anulua për shkak të prekjes me dorë.

Por, në të 95-ën, Willock, lojtari në huazim nga Arsenal ndëshkoi të kuqt, për të barazuar rezultatin në 1-1.

Me këtë barazim Liverpool dështon të përfitoj nga takimi West Ham – Chelsea që do të luhet sonte dhe mbetet prapa dy skuadrave në tabelë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore