Lajme

Deputetët njëzëri dënojnë agresionin rus në Ukrainë


Kuvendi i Kosovës.

Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se agresioni i Putinit që po ndodh ndaj Ukrainës, është i ngjashëm me agresionin e Millosheviçit ndaj Kosovës.

“Deri sa po flasim ne këtu, në rrugët e të gjitha qyteteve të Ukrainës po luftohet, pamjet e luftës nuk janë diçka e pa njohur për ne dhe as për shtetet e tjera në Ballkan. Skenari i agresionit rus ndaj Ukrainës ka të njëjtin skenari të gjenocidit në Ballkan sikurse Sllobodan Millosheviç. Vladimir Putin sikurse Millosheviçit përdor çdo lloj mjete për ta arsyetuar agresionin e vet”.

Kusari-Lila, është shprehur se ishte e pamundur të mendohej pas çlirimit të Kosovës se ngjarjet dramatike që i përjetuam më herët do i përjetojmë sërish bashkërisht vetëm se për një vend tjetër.

“Pas çlirimit të Kosovës dhe angazhimit të gjithë botës demokratike në shpalljen e shtetit tonë, ishte gati e pamundur të mendohet në një periudhë prej dy dekadash ngjarje dramatike që i përjetuam bashkarisht do të i përjetojmë”.

Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Ajo ka kujtuar edhe ish krerët e institucioneve të Kosovës, cilët po qëndrojnë në Hagë padrejtësisht.

“Sot kur shumë prej nesh përlotim duke shikuar në kohë reale se si vdekja po e rrethon Ukrainën e ndjejmë në palcë padrejtësinë të cilën edhe sot po e paguajmë, janë përfaqësuesit tanë në Hagë që po e ndjejnë se asnjëherë nuk kanë qenë në këpucët e agresorit, por kanë bërë vullnetarisht shkuarjen atje për vlerat e Kosovës, ato vlera që Evropa na tha se duhet t’i kemi”.

Ndërsa ka shtuar se, “Kosova dje dhe sot nuk është perfektë, por ka shumë rëndësi ku është burimi i papërsosmërisë tonë a është në ndjenjën e lirisë dhe frymën e zhvillimit apo është në pushtimin dhe nënshtrimin e tjetrit”.

Për Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kjo rezolutë kundër agresionit rus, ka kuptim të plotë je vetëm në rrafshin e reagimit institucional por edhe në rrafshin e mbështetjes tonë të plotë dhe të pa rezervë si shtet dhe si shoqëri.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Agresioni rus cenon vlerat demokratike qytetëruese me të cilat vlera Kosova jeton pa ndashëm, dua të shpreh me këtë rast mbështetjen tonë të plotë  si PDK dhe mirëpresim unitetin tonë të brendshëm mes partive parlamentare rreth kësaj teme”, ka thënë Krasniqi.

Ai madje ka propozuar që Qeveria e Kosovës të krijojë një fond të veçantë për qeverinë dhe qytetarët Ukrainës dhe në rast nevoje të shqyrtojë mundësit e strehimit të 5 mijë qytetarëve ukrainas.

“Me këtë rezolutë Kosova e formalizon rreshtimin e saj drejtë dhe të duhur pran demokracive evropiane dhe botërore duke kundërshtuar dënuar dhe refuzuar logjikën e agresionit ushtarak ndaj rendit demokratik dhe ndaj sovranitetit të një vendi”, ka shtuar Krasniqi.

Ndërsa për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ky rreshtim i Kosovës ndaj agresionit rus ka kuptim simbolikë por edhe si një akt kuptimplotë, pasi Kosova beson në vlerat si shtet dhe si popull në vlerat që mbrohen në Ukrainë

“Ne e njohim mirë përballen me agresorin, jo sepse kemi të gravuar përpjekjen për liri dhe çlirim por sepse besojm si shtet dhe si popull në vlerat që mbrohen sot në Ukrainë”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij Kosova e njeh shumë mirë tendencat e shtetit të vetëm pro-rus në Evropë, Serbisë, dhe për këtë momentumi i krijuar në Ukrainë i cili ka shkaktuar një ndryshim tektonik në gjeopolitik duhet shfrytëzuar maksimalisht nga ana e Kosovës.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO integrimi në Bashkimin Evropian i gjitha vendeve ballkanike me aspirata të qarta duhet të jetë misioni i ri euroatlantik, prandaj nga parlamenti duhet të dalim me një qëndrim politik të qartë, ky qëndrim duhet të drejtohet të gjithë komunitetit ndërkombëtar që këtë momentum të rri ta shfrytëzojmë si përforcimin e aleancave natyrale”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, situatën aktuale në Ukrainë e ka krahasuar me atë që Kosova kishte përjetuar në të kaluarën.

“Secili qytetar dhe secila familje e Kosovës e ka përjetuar një ngjarje tragjike në jetë dhe në familje të vet të ngjashme me ato të cilat sot i shohim në CNN dhe BBC apo cilindo medium tjetër ndërkombëtar”, ka thënë Tahiri.

Shefi i grupit të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai është shprehur se e bashkëndjejnë humbjen e jetërave me qytetarët e Ukrainës.

“Na dhemb pafund të shohim se si qytetarët e një vendi që ka shijuar lirinë 30 vjeçare pas një shtypje brutale të një sistemi të kalbur të kalbur totalitar po përballet me një makineri vrastare e cila synon për cak dhe e ka shfarosjen, traumatizimin kolektiv dhe individual të një shoqërie”.

Sipas Tahirit, “ne jemi një popull i vuajtur për liridash në Evropë, ne çdo situatë dhe krizë në botë ne e dëshmojmë e bashkëndjejmë dhe bashkohemi, duke vepruar me aq sa kemi mundësi dhe aq sa kemi kapacitet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore