Sport

Daniel Ricciardo gati për aventurën me McLaren


Australiani Daniel Ricciardo është gati që të filloj sezonin e tij të 11-të në Formula 1, por këtë herë më një ndryshim tjetër në skuadër.

Pas HRT racing, Torro Roso, RedBull dhe Renault, Ricciardo tani do të jetë pilot i McLaren.

McLaren pritet të jetë një ndër pretendentët kryesor këtë sezon, pasi ata arritën marrëveshje që të furnizohen me motor Mercedes, që është dominues absolut i këtij sporti për shtatë sezone tani.

Ricciardo konsiderohet si një ndër pilotët më të talentuar të F1, dhe padyshim që McLaren do i ofrojë një mundësi të mirë atij që të shfaqë aftësitë e vërteta.

Shok skaudre i Daniel do jetë Lando Norris, i cili po nis sezonin e tij të tretë në F1.

McLaren do prezantoj makinën e tyre për vitin 2021 të hënën e 15 shkurtit. Ditën e ejnte, Daniel ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.

Sezoni i Formula 1 fillon me 26 mars.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore