Shqipëria

Çuçi për dekonspirimet e operacioneve: Kur se di drejtori, vështirë se do ta dijë ministri


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se nuk mund ta dijë ministri arsyen e dekonspirimit të operacioneve policore pa e ditur më parë titullari i këtij institucioni.

Lajmi u bë i ditur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Sigurisht, kur se di ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë (Gledis Nano – AP) kur ishte në detyrë vështirë se do ta dijë ministri”, u shpreh fillimisht zyrtari shqiptar.

Sipas tij, përgjigja e kësaj gjendet në hapësirën e informacionit që ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

“Ne patjetër që do ta hetojmë dhe do ta thellojmë hetimin dhe padiskutim do të përfshihet edhe ish-drejtori i policisë i cili ka bërë këtë deklaratë të tillë, për të shkuar drejt zbardhjes të së vërtetës për të goditur nga këdo që dekonspiron nga brenda operacionet e policisë”, shtoi më tej Çuçi.

Gledis Nano nuk është më Drejtor i Policisë së Shtetit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore