Lajme

COVID-19: Moderna, vaksina efektive ndaj varianteve të reja / BE kërkon që AstraZeneca të fillojë shpërndarjen


Vaksina e Modern-ës kundër COVID-19 mbetet efikasë ndaj varianteve të reja të coronavirus-it,  të zbuluar në Angli dhe në Afrikën e Jugut. Ky njoftim erdhi nga  Moderna më 25 janar.  Ekspertët presin që vaksina “të mbrojë të vaksinuarit nga variantet e zbuluara deri më tani”.

Moderna  the se po punonte për të zhvilluar një dozë shtesë me qëllim që të rriste mbrojtjen ndaj varianteve të reja kundër COVID-19.  Kompania do të testojë gjithashtu  ndikimin e injektimit të një doze të tretë të vaksinës ekzistuese.

Pas njoftimit se do të ketë vonesa në marrjen e vaksinave, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi nga Drejtori Ekzekutiv  i AstraZeneca-s që të fillojë sa më parë shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19, pas miratimit. Bashkimi Evropian (BE)  ka nënshkruar një kontratë me AstraZeneca-n, për të marrë 400 milionë doza vaksinash.

Më 22 janar, grupi britanik paralajmëroi se dërgesat do të ishin më të vogla nga sa pritej në tremujorin e parë.  Kjo do të ndodhë për shkak të një “rënies së rendimentit” në një nga fabrikat. Pritet që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të aprovojë vaksinën më 29 janar./AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore