Sport

City interesohet për Gosens


Javëve të fundit kanë qarkulluar informacione që Manchester City interesohet për mbrojtësin e majtë të Atalanta-s, Robin Gosens.

Fabrizio Romano, gazetar sportiv italian, ka bërë të ditur që mbrojtësi i Atalanta-s vlërsohet shumë nga skuadra e Guardiola-s, por klubi nga Serie A ende nuk pranuar asnjë ofertë zyrtare.

Nëse Manchester City interesin e tyre e kthen në interes konkret, atëherë shifra të cilët qytetarët do duhej ta paguanin për lojtarin është 45-50 milionë euro.

Gosens është vetëm një nga shumë yjet që gjenerata e artë e Atalanta-s po prodhon.

Stili i Gosens është pikërisht ai që Guardiola kërkon për skuadrën e tij – një mbrojtës krahu që luan shumë mirë në sulm dhe ofron siguri në mbrojtje.

Në “Etihad” është bërë e ditur që pasi të arrihet nënshkrimi me një sulmues, mbrojtësi i krahut të majtë është prioriteti i dytë më i rëndësishëm për ta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore