Shqipëria

Çështja e Faruk Fatih Ozer shkon në Prokurorinë e Tiranës


Prokuroria e Tiranës ka hapur një procedim penal ndaj biznesmenit turk të kripto-valutës Faruk Fatih Ozer. Biznesmeni i arratisur nga Turqia është në kërkim ndërkombëtar, me Interpoli-n që e ka klasifikuar me kod të kuq.

Nga komunikimet e vazhdueshme me Policinë e Shtetit, Albanian Post është përditësuar lidhur me kërkimet që vijojnë ende për gjetjen e tij. Mediat turke kanë raportuar sipas burimeve të tyre se Ozer mund të jetë përpjekur për të dalë jashtë Shqipërisë, por kjo nuk provohet nga instancat e Policisë shqiptare.

Hapja e procedimit penal është hapi i rradhës formal nga ana e institucioneve për kapjen e Ozer, i cili është arratisur nga Turqia dhe mendohet të ketë hyrë në Shqipëri gjatë datës 20 prill.

Ndërkohë, ndërsa përpjekjet për kapjen e Faruk Fatih Özer vijojnë, janë zbardhur disa foto të tij. Në fotografi, Özer shihet duke hyrë në hotelin ku po qëndronte në Tiranë.

Themeluesi i kriptomonedhës turke u largua nga Turqia me 2 miliardë dollarë të marra nga investitorët.

Thodex ishte pjesë e bumit të kriptovalutave që kishte tërhequr shumë turq që kërkonin të mbronin kursimet e tyre nga inflacioni i shfrenuar dhe një monedhë e paqëndrueshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore