Përballje

Bytyqi shënon golin e parë në Ligën e Konferencës (VIDEO)


Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi, e ka shënuar golin e parë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Kosovari gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen që skuadra e tij, Konyaspor, është duke e fituar me rezultat minimal 0:1 në udhëtim te BATE Borisov.

25-vjeçari e shënoi një gol të bukur në minutën e 39-të, teksa u asistua nga Amir Hadziahmetovic.

Megjithatë një minutë më vonë skuadra turke mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Ugurcan Yazgili mori kartonin e dytë të verdhë.

Tani mbetet të shihet në pjesën e dytë se a do të mbahet Konyaspor, për ta marrë një rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit, në mënyrë që ta kërkojë kualifikimin në raundin tjetër.

Kujtojmë që përveç Bytyqit, nga minuta e parë janë inkuadruar edhe Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore