Shqipëria

Brataj: 50% e Tiranës imune ndaj Covid, përfundim i nxituar


Skënder Brataj, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, është shprehur se studimi nga Akademia e Shkencave me përfundimin  që 50% e popullsisë në Tiranë ka kaluar Covid-19, është i nxituar.

Sipas Brataj, ky gabim nuk ka ardhur si arsye e metodave të përdorura.

Problemi qëndron tek grupmoshat e përdorura për metodologjinë.

“Në momentin e parë të pandemisë, dilte përqindje të ulët infeksioni 5% dhe në një periudhë shkoi 38% në kohën që dhe testimet ishin më të larta”, është shprehur drejtori.

Gjithashtu ai vuri theksin edhe në vendin ku është kryer studimi dhe numri personave.

Studimi nuk mund të realizohej vetëm nga qendrat shëndetësore, sepse nga të sëmurët dalin detyrimisht ato shifra, dhe nuk mund të arrihet në përfundime me 800 veta”.

Akademia e Shkencave  ka nxjerrë këtë përfundim me 30 dhjetor të vitit 2020.

Rezultatet e studimit janë paraqitur nga akademiku, Genc Sulçebe, dhe profesori, Alban Ylli. Sipas tyre, 50% e popullsisë së Tiranës ka fituar imunitet ndaj virusit. Ndërkohë përsa i përket shifrave kombëtare, vetëm 25% e popullsisë kanë fituar imunitet./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore